E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ish-ministri Ilir Beqaj lirohet nga burgu, Gjykata e kalon në “arrest shtëpie”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga paraburgimi, pasi Gjykata vendosi t’i zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Beqaj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit. Gjykata pranoi kërkesën, duke vendosur ndryshimin e masës së sigurisë.

Beqaj ndodhej në paraburgim në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si SASPAC. Me vendimin e ri të gjykatës, ai do ta vijojë procesin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë