Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në...

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem...

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes...

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS dhe kundërshtuan...

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe Maznikun: Peng...

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa, një viktimë...

“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja e komunave...

Ish-ministri Ilir Beqaj lirohet nga burgu, Gjykata e kalon...

Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u...

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së shpejti do...

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa, një viktimë dhe pesë të zhdukur nën rrënoja

31 Korrik 11:58

Një ndërtesë trekatëshe është shembur në zonën Pistunina të Messinës, në Siçili. Si pasojë një persona ka humbur jetën, ndëra pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja.

Ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e viktimës  dhe po punojnë për nxjerrjen e tij, pasi ndodhet i bllokuar nën një pllakë betoni.

Viktima është identifikuar si sipërmarrësi Carmelo Leone. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për pesë personat e tjerë të zhdukur: motrat e tij Sara dhe Rosa Leone, bashkëshorti i Rosës, Santino Magazzù, një punëtor me origjinë nga Sri Lanka dhe punonjësja e një bazari kinez, Alessandra Frazzica.

Clelia, vajza e çiftit Magazzù, ka bërë apel në rrjetet sociale që njerëzit të mos telefonojnë prindërit e saj, pasi celularët e tyre po përdoren nga ekipet e shpëtimit për lokalizimin e personave nën rrënoja. Mbajtja e baterisë së telefonave është thelbësore për vijimin e operacioneve të kërkimit.

Zjarrfikësit kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, ndërsa ndërhyrja mbetet jashtëzakonisht e vështirë për shkak të një zjarri të fshehtë që vazhdon nën rrënoja. Nxehtësia e lartë dhe grumbullimi i gazrave paraqesin rrezik për shpërthime gjatë hapjes së hapësirave të reja për kërkim.

Komandanti i zjarrfikësve të Messinës, Michele Burgio, tha se deri tani nuk ka të dhëna për persona të tjerë të zhdukur përtej listës së raportuar. Ai bëri të ditur se ekipet speciale, të ndihmuara nga qentë e kërkimit, po vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar.

Shkaqet e shembjes ende mbeten të paqarta. Hetuesit po shqyrtojnë pista të ndryshme, përfshirë një dëmtim të mundshëm strukturor ose një shpërthim. Një shtyllë e dëmtuar e ndërtesës është izoluar dhe do t’i nënshtrohet analizave teknike për të përcaktuar çfarë solli shembjen e objektit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Itali Shembje Siçili

Nga e njëjta kategori

Patosi kundër propozimit të PS për ndarjen territoriale, qytetari: Jam socialist, por nëse e bashkojnë me Fierin mos të vijnë më këtu

më shumë...

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në Spanjë brenda 1 dite, Europa në alarm, çfarë po ndodh

më shumë...

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup gjatë ngjitjes në mal, infermieri ecën 6 orë në këmbë për të mos paguar helikopterin

më shumë...

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS dhe kundërshtuan propozimin socialist për ndarjen territoriale, Berisha: Patriotë të vërtetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

Patosi kundër propozimit të PS për ndarjen...

1:21

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga...

1:05

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje...

1:00

Shkopi 112 centimetra iu ngul në trup...

12:30

Qytetarët e Poliçanit dogjën teserat e PS...

12:22

Gjobiten 2 pronarë lokalesh në Golem, policia:...

12:21

“Rama ka ngjallur pakënaqësi”, Berisha sulmon edhe...

12:07

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun...

11:58

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet ndërtesa,...

11:57

“Reforma e 2014-tës shpopulloi Shqipërinë”, Berisha: Mbyllja...

11:52

Ish-ministri Ilir Beqaj lirohet nga burgu, Gjykata...

11:41

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shkarkohet kreu...

11:36

Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama:...

11:33

“Flitet për shitje të atdheut”, Rama: Së...

11:24

Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet...

11:20

Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta...

11:11

Hëna kalon sot te Peshqit, tre shenjat...

11:07

Jemi në sezonin e Luanit, çfarë e...

10:48

Gomonia futet në zonën e pushuesve në...

10:40

Në pranga dy hajdutët serialë, ishin në...

Më të klikuarat

  • PS çon në Kuvend hartën territoriale, reduktohet në 46 numri...
  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Bleona Çobaj dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.