Ky është Mario Elezi, i cili prej më shumë se 22 vitesh është pjesë e trupës së Cirkut Kombëtar.

 

Karriera e tij artistike ka qenë një rrugëtim sa i gjatë, aq dhe i vështirë. Pas më shumë se një viti e gjysmë mungese, për shkak të pandemisë dhe shfaqjeve online, Mario vjen sërish në skenë, por këtë herë më shoqëruesin e tij Tobin.

 

Duartrokitjet e fëmijëve janë motiv i punës së artistëve, ndaj të dy ndjehen të emocionuar për rikthimin në sezonin e ri.

 

Ndërkohë, Mario flet edhe për projektet e reja që do të sjellë.

 

“Është përgatitur një shfaqje e re, nën udhëheqjen artistikë të Alketa Haxhiut. Shfaqja titullohet “4 stinët” dhe po presim që të vihet në skenë. Besoj se do jetë diçka e re për publikun dhe është diçka që nuk ka ardhur kurrë në këto nivele.”

 

 

Me shpresën që publiku mos t’i mungojë më kurrë shfaqjeve, Cirku Kombëtar mirëpret çdo të shtunë e të diel në orën 11 të gjithë fëmijët në çadrën e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *