E shtunë, 17 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në rritjen e çmimeve, tregu i qirave dhe shtrenjtimi i naftës

Ekonomia shqiptare do të përjetojë një valë inflacioniste të paktën deri në mesin e vitit 2027, por sipas Bankës së Shqipërisë, ajo do të jetë kalimtare dhe nuk do të ketë ndikim të ndjeshëm në xhepat e qytetarëve.Çmimet, argumenton Banka, pritet të rriten gjatë këtyre muajve për shkak të pasigurisë në tregjet e huaja, shtrenjtimit të çmimit të naftës, por edhe për shkak të presioneve që po vijnë nga tregu i qirave.

“Banka e Shqipërisë pret që në horizontin afatmesëm inflacioni të qëndrojë pranë objektiit të BSH në nivelin 3%. Ne presim një nivel inflacioni disi më të lartë se objektivi jonë në terma afatshkurtër për vitin 2026 dhe për dy tremujorët e parë të vitit 2027, por gjithsesi jo një shmangie të ndjeshme mbi objektiv”, tha Erald Themeli, drejtor i Departamentit të Politikës Monetare, BSH.

Reklamë

Pavarësisht luhatjeve të inflacionit, performanca e ekonomisë vendase sipas Bankës Qendrore pritet të jetë e mirë dhe në të njëjtat nivele me vitet e fundit.

 “Ne vlerësojmë që në horizontin afatmesëm, në dy-tre vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare pritet të ketë ritme solide rritjeje, të përafërta me potencialin e vlerësuar të rritjes së ekonomisë shqiptare, pra diku në intervalin 3.5-4%”, shtoi Themeli.

Në muajin korrik, inflacioni arriti në nivelin e 3.4%, duke konfirmuar trendin rritës që ka nisur prej fillimit të vitit.

Më shumë video

Reklamë