E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar”, Ibrahimaj: S’mund të përsëritet skenari i vitit ’97 me Suden dhe skemat piramidale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar për aktet e dhunës gjatë protestave të katër ditëve të fundit në vend, duke bërë të ditur se mbi 15 filiale të bankave të nivelit të dytë kanë pësuar dëmtime.

Përmes një reagimi, Ibrahimaj theksoi se sulmet ndaj bankave prekin hapësira ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme. Ajo garantoi se depozitat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemi bankar shqiptar është i qëndrueshëm dhe i mbikëqyrur.

Reklamë

Ministrja paralajmëroi gjithashtu se përpjekjet për të krijuar panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të kenë sukses. Duke iu referuar krizës së vitit 1997 dhe skemave piramidale, Ibrahimaj tha se nuk do të lejohet përsëritja e një skenari të tillë.

Në përfundim, ajo u shpreh se dhuna dhe kaosi nuk përfaqësojnë dëshirën e qytetarëve shqiptarë dhe se garantimi i stabilitetit financiar mbetet një prioritet.

Reklamë

Ibrahimaj: Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur.

Atyre që organizojnë dhunën, dua t’i them se do të dështojnë në tentativën e tyre për të destabilizuar ekonominë hsqiptare. Nuk mund të përsërisin skenarin e vitit ’97 me Suden dhe skemat piramidale.

Asnjë përpjekje për të përhapur panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të na pengojë në garantimin e stabilitetit financiar.

Shqiptarët nuk e duan dhunën. Shqiptarët nuk e duan rrëmujën. Shqipëria është e shqiptarëve!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.