E enjte, 15 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

LDK heq dorë nga Presidenti, Abdixhiku: Votojmë një emër konsensual, do qëndrojmë në opozitë

Duket se ngërçi institucional po zhbllokohet në Kosovë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se kjo forcë politike ka hequr dorë nga kërkimi i posteve publike në qeveri, ndërsa për Presidentin ka thënë se kërkon të jetë një emër konsensual.

Sipas tij, presidenti i ri duhet të mbrojë Republikën dhe kushtetutshmërinë.

Reklamë

“Nga ky moment, LVV mund ta zgjedhë stabilitetin përmes një presidenti që e zgjedhim bashkërisht ose mund ta çojmë vendin drejt një krize të re”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh se Kosova nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake, duke theksuar nevojën për maturi politike dhe rikthimin e funksionalitetit institucional.

Reklamë

“Për LDK-në, Kosova është e para dhe nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake. Në tërësi protagonistëve individualë apo pakënaqësive për pushtet të pakufizuar. Për LDK-në, kapërcimi i kësaj gjendjeje kërkon maturi politike, respektim të rendit kushtetues dhe angazhim serioz për kthimin e funksionalitetit institucional”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërkohë, më herët PDK dhe AAK kanë dorëzuar një kërkesë që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet të premten në orën 11:00.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë