Subscribe

Filmi “Taken” me aktorin e njohur të hollivudit Liam Neson, u ka shërbyer autoriteteve shqiptare për të ndërtuar fushatën turistike gjatë këtij viti.

 

Videoja promovuese “BE TAKEN BY ALBANIA”, fton në Shqipëri jo vetëm të huajt, por edhe aktorin.

 

Duke prezantuar videon, ministri Blendi Klosi, tha se duhet ti jepet prioritet turizmit të traditave shqiptare.

 

 

Shqiperia sipas Klosit nuk është gati për të pritur 10 milionë turistë, pasi mungojnë njerëzit e kualifikuar.

 

Situata aktuale politike ka krijuar një imazh negativ të vendit, por Klosi tha se ai nuk tregon shqipërinë e vërtetë.

 

Ambasadori i Zvicrës dhe ai i Bashkimit evropian tërhoqën vëmendjen për t’i përcjellë botës vlerat reale të vendit.

 

ADRIAN MAITRE

AMBASADORI I ZVICRES NE SHQIPERI

 

Imazhi i shqiperise nuk korrespondon me realitetin që është këtu. Per Shqipëria për shembull në disa media, në disa filma apo në shtypi e ndryshem botërori janë krijuar disa steriotipe të cilat tashmë dominojnë.kushdo që vjen e viziton këtë vend e pret një suprizë e madhe, menjëherë befasohet nga aspekektet pozitive të saj. Reputacioni i shqiperisë do të përfitonte edhe në rast se vendimarrësit e këtij vendi do të bashkëpunonin me njëri- tjetrin. Sepse ky angazhim i përbashkët në procesin parlamentar ka ndikim të drejtëpërdrejtë në ndryshimin e këtij realiteti,në krijimin e këtij dialogu të rëndësishëm dhe ndihmon në krijimin e realitetit pozitiv të vendit.

 

LUIGI SORECA

AMBASADORI I BE NE SHQIPERI

 

Shumica e njerëzve krijonjnë një perceptim për shqipërinë në bazë të lajmeve ose se cfarë ka ndodhur ne vendet e tyre kur kanë parë shqiptare. Shumica e shqiptarëve në vendet e BE-së punojnë fort, janë të ndershëm dhe profesional, por fakteqesisht është e vërtetë që lajmi i mirë nuk prodhon lajm dhe na duhen iniciativa si kjo që tju tregojmë shqiptarëve se cila është shqipëria e vertetë.

 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama foli për incidentet në protestën e 16 shkurtit, duke thene së dhuna ka ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *