E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Arrestohet “skifteri” shqiptar në Mykonos, bënte kërdinë në vilat luksoze dhe dyqane, në kërkim shoku i tij

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, ndërsa bashkëpunëtori i tij vazhdon të jetë në arrati, nën akuzë për një seri vjedhjesh në vila dhe hotele luksi në Mykonos

Sipas hetimeve, vjedhjet kanë filluar nga fundi i gushtit dhe kanë përfshirë sende me vlerë të madhe: orë të shtrenjta dore, bizhuteri prej ari, çanta markash të famshme, madje dhe para cash. Krimineli përdorte makina me qira për të lëvizur fshehurazi në zona luksoze.

Reklamë

Në mesnatë, ai hynte nëpër ura apo dyer ballkoni të lëna të hapura ose të pa sigurta, ndërsa banorët flinin.

Pas hetimeve intensive, policia gjeti te shtëpia dhe automjeti i shqiptarit: 7 orë luksi, 9 çanta markash, shumë bizhuteri, dy palë këpucë mashkullore, mjete të specializuara për vjedhje, një telefon celular dhe 160 euro cash. Një pjesë e sendeve të vjedhura është kthyer tashmë tek pronarët e tyre.

Reklamë

/vizionplus.tv

https://youtu.be/GIxfUleQyzw

Vazhdo të lexosh

Reklamë