E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mije euro

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 40-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, pasi në hotelin e tij në Krujë u gjetën armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi A. Gj., 40 vjeç.

Reklamë

Gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të rij u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin u kryen arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit dhe sekuestrimi i sendeve të kundërligjshme që posedonte ai.

Hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë