Albin Kurti ishtesë pjesë e atyre personaliteteve që pershendeten Samitin e Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë këtë të shtunë.
Kurti tha se Tirana është shtëpia e tij dhe për këtë arsye e nisi fjalimin duke I uruar mirësëardhjen të gjithëve në këtë Samit.
Më tej ai që pritet të jetë kryeministri I ri I Kosovës, e vlerësoi maksimalisht rëndësine e këtij samiti duke evidentuar se një nga rrëziqet më të mëdha të njerëzimit është përcarja, e prandaj sipas, Kurtit duhet që të gjithë të punojnë për vlerat e përbashket. Kjo e bën të rëndësishme edhe integrimin dhe anëtaresimin sa më të shpejte të Shqiperisë dhe vendeve të tjera ballkanike në BE.
Ky është një takim shumë i rëndësishëm sepse këtu njerëzit bëhen bashkë për paqe dhe bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqim dhe ide që na bëjnë bashkë. Ndër rreziqet më të mëdha të njerëzimit është përcarja e samite të këtilla që i bëjnë bashkë njerëzit janë tepër të vlefshme. Republika e Kosovës,Shqipëria, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE. Këtu vlerat e përbashkëta dhe interesi ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në mënyrë që paqja dhe siguria afatgjatë të jenë pasoja të drejtëpërdrejta të zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë të cilët duhet të ndërtojmë edhe brenda dhe në marrëdhënie të shteteve me njera tjetrën.”





