Ish futbollisti i kombëtares Shqiptare Andi Lila, ishte i ftuar në një lidhje me skype, në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ku ka rrëfyer si është gjendur në këto ditë të vështira në izolim dhe se si po i kalon ai dhe familja e tij.

Lila i cili eshte ne krye te sindikates se futbollisteve,  ngriti shqetësimin e mungesës së pagesave për futbollistët nga presidentët e klubeve dhe nëse situate e izolimit do të zgjasë, ata nuk kanë me cfarë të ushqehen.

“Është një periudhë shumë e vështirë për futbollin shqiptar. Kam pasur telefonata nga disa futbollistë, diskutohet që paguhen mire, por jam i shqetësuar sepse presidentët nuk kanë kryer pagesat për ta. Nëse kjo situatë do zgjasë më shumë po ata me çfarë do jetojnë? Kemi bërë një grup në ëhatsapp me disa prej futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe aty diskutojmë edhe më pas ata po i përcjellin tek skuadrat e tyre. Ne po punojmë për të dalë me një deklaratë që futbollistët mos të lihen pas dore. Është një situatë e vështirë”- tha Andi Lila.

 

I karantinuar prej dy javësh në shtëpi së bashku me familjen e tij Andi Lila me humor u shpreh se pasi kjo situatë të mbarojë do t’I duhet të rimodelojë shtëpinë, pasi vajza e tij 1 vjec e gjysmë nuk lë dy gurë bashkë.

One thought on “Alarmi i Lilës: “Futbollistët shqiptarë s’do ushqehen dot sepse nuk do paguhen nëse emergjenca zgjat shumë”

  1. Te thuash per nje qe shkon dhe punon gjith diten per copen e bukes besoi çdo njeriut do I vi keq se ne kete situate ai nuk ka buk per femit
    Te dalesh dhe te thuash nje futbollist ska buk per te ngren ky esht nje poshterim total qe I behet nje fukaraj qe ska ngopur nje barkun me buk dhe tashti I duhet te luftoi dhe me jeten ne kete dit te veshtir.
    Me pak fjal nje pyetje kisha per zotin Lila
    Sa lojtar rrezikohen per buk?
    Un besoi se nje lojtari I mir esht paguar mir apo jo?
    Mbi te gjitha ky fukaraj shkret qe I ra hadhi ka paguar per ty per te par si gjuaje topin ti apo jo zoti Lila?
    Po nuk pate buk un si nje fukara do ta sjell nje thes miell
    Turp te kesh ne vend te ndimosh kerkon te maresh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *