E hënë, 12 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë? Gashi: Mos na fyej inteligjencën

Protesta e qytetarëve për Zvërnecin dhe problemet e vendit ka sjellë diskutime të forta në studion e Quo Vadis mes deputetit të PS-së, Pirro Vengu, dhe aktivistit Shpend Gashi, sa i përket artikulimit që përdoret nga ana e qytetarëve.

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, tha se është e pavërtetë që Shqipëria po shitet. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Gashit, i cili tha se askush nuk duhet t’u fyejë inteligjencën shqiptarëve, pasi sot problemet janë të gjitha të prekshme.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Vengu: Çfarë është kjo teori që këtu është shitur Shqipëria?

Reklamë

Gashi: Po është shitur, mo. Të ikim fare nga Shqipëria.

Vengu: Nuk është fare e vërtetë.

Gashi: Kjo është fyerje e inteligjencës, zoti Vengu.

Shkurti: Në vitin 2027, BE-ja të kërkon të mbrosh regjistrimin e pronave.

Vengu: Nuk është shitur fare Shqipëria. Kjo është një tezë me aromë të vjetër. Në kushtet kur ne duhet t’i konsiderojmë gjërat më komplekse, është dinjiteti ai që kërkojnë këta njerëz në shesh.

Gashi: Unë jam pedagog, zotëri. Mos të shkoj në universitet dhe studentët të më kërkojnë një notë 5 që të ikin në shtëpi bari. Mos ma fyej inteligjencën. Të thuash që këtu nuk ka vjedhje dhe nuk shitet Shqipëria, atëherë unë jam Krishti. E dini ju, zotëri, që po të futeni në rrjetet sociale, mua më kanë quajtur agjent i UDB-së, më kanë sharë me libër shtëpie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë