Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama? Vengu: Informacion i klasifikuar

4 Qershor 22:27

Kush po e drejton protestën? Çfarë po ndodh në Shqipëri? Këto ishin disa nga pyetjet që u ngritën mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio, analisti Armir Shkurti pyeti deputetin socialist Pirro Vengu se kush janë armiqtë e huaj që po nxisin protesta në Shqipëri, për të cilët flet kryeministri Edi Rama.

Vengu theksoi se i respekton protestuesit, por se gjithmonë duhet pasur kujdes, sepse mund të ketë edhe elementë dashakeqë ndaj vendit tonë.

Megjithatë, sipas tij, deklaratat e kryeministrit lidhen me informacione të klasifikuara.

Pjesë nga biseda:

Shkurti: Unë kam ardhur këtu për protestën. Ajo që unë këmbëngul është se shqiptarët do ta çojnë deri në fund protestën kundër regjimit. Janë 35 vite tranzicion. Është një tango Berisha–Rama. Është shumë më i egër në mbrojtje Berisha dhe patronazhistët blu.

Kikia: Një pjesë të kolegëve të PD-së i kemi parë në protestë.

Gashi: Edhe të PS-së.

Shkurti: Në një shoqëri të lirë edhe robi ka të drejtë t’i shajë ata, sepse janë në protestë. Njëri ka dalë me flamingo; mua s’më pëlqen flamingoja. Dëgjova nga PD-ja një ligësi se ka elementë të “Black Metal”. Ne kemi një problem me regjimin; secili ka dalë me hallet e veta. Unë jam për të sqaruar pjesën e protestës në Tiranë, sepse as e njoh dhe as e di çfarë ka Sazani. Unë, apriori, me ato investime jam dakord në parim.

Vengu: Kemi rikthyer racionalitetin.

Shkurti: Shumë thonë që ka investuar greku, ndërkohë që në Greqi nuk ka resorte në det. Neve në vitet ’90, kur dolëm, na thoshin “forca të errëta”. Kë kemi armik sot?

Vengu: Kur unë them që algoritmet futen sot në çdo shesh, ne nuk bëjmë përjashtim. Në kohën ku jetojmë, në botën digjitale, keqkuptimi shet, tërheq emocione dhe krijon nivele armiqësie për llogari që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Pikërisht sepse jetojmë në një botë të tillë, duhet të identifikojmë mesazhet.

Borakaj: Çfarë keni identifikuar ju?

Vengu: Në një mënyrë ju jap të drejtë, sepse po diskutojmë për të ardhmen e fëmijëve.

Gashi: Kush është armiku?

Borakaj: Edhe sikur të kisha informacion të klasifikuar, nuk do ta thoja këtu.

Shkurti: Kur na morët të dhënat, na thanë se ishin hakerat iranianë.

Gashi: Kryeministri ynë ka thënë se jemi në luftë hibride?

Vengu: Mua nuk më pëlqen teoria hibride, pasi informacionet janë reale. E keni vënë re edhe ju; nuk po flas për viralitetin e protestës mes të rinjve pjesëmarrës. Po flas për viralitetin që krijohet në gjuhë të huaja, në mesazhe që kanë të bëjnë me luftëra në Lindjen e Mesme apo me debate në SHBA. Është evidente që këtu po shpenzohen para që mesazhe të caktuara nga protesta të tejkalojnë përmasat e tyre.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Quo Vadis shkurti vengu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet varrosur!

më shumë...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe të saj

më shumë...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të sponsorizuara nga Greqia! Vengu: Duhet dialog për të adresuar kërkesat!

më shumë...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë? Gashi: Mos na fyej inteligjencën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.