Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit, Bashkia Maliq.
Pas shkëmbimit të zjarrit, autori i dyshuar, Violand Braçellari u arrestua.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë momentit të arrestimit, Braçellari ka shfaqur qetësi të plotë, pavarësisht plagëve të marra në dorë dhe në bark.
Sipas dëshmive të personave që e kanë shoqëruar drejt spitalit, ai nuk ka shfaqur dhimbje, nuk ka renkuar dhe nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.
Autori ka një të kaluar kriminale dhe dyshohet se rreth një vit më parë ka dhunuar një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për disa orë.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha rrethanave të saj.
Kush është autori
Braçellari rezulton me precendentë të mëparshme kriminale dhe cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në vitin 2017, ai është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës dhe u shpall fajtor për prodhim dhe trafik narkotikësh. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit, Apeli si edhe Gjykata e Lartë me një vendim të marrë në janar 2024.
Mbetet mister se si Braçellari u lirua nga qelia, kur ai ishte arrestuar dhe mori edhe një vendim me 10 vite burg nga Gjykata e Korçës.







