Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet dëshmor! Shkurti: Enea Mekolli ishte në shërbimin tonë

4 Qershor 21:39

Vrasja e efektivit  Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë dhe plagosja e një tjetër polici Edison Adri ishte një nga temat e kësaj të enjte në QUO VADIS, Vizion Plus.

Deputeti socialist Pirro Vengu, deklaroi se efektivi i ndjerë do të shpallet dëshmor për shkak të rënies në detyrë, duke vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë dhe familjeve të tyre.

Nga ana tjetër, Shpend Gashi tha se protestuesit sot në Tiranë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të efektivit të vrarë, duke theksuar se nuk kanë asgjë personale kundër Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, analisti Mentor Kikia ngriti shqetësimin për faktin se në shumë operacione të ngjashme viktimat rezultojnë të jenë efektivët e policisë dhe jo personat e kërkuar. Sipas tij, përgatitja fizike dhe psikologjike e skuadrave që përballen me persona me rrezikshmëri të lartë duhet të jetë shumë më e madhe.

Edhe analisti Armir Shkurti e cilësoi humbjen e efektivit si një plagë për gjithë shoqërinë, duke theksuar se polici ishte në vijën e parë të luftës kundër krimit.

Pjesë nga biseda:

Vengu: Do të shpallet dëshmor për efekt të rënies në detyrë. E di çfarë sakrifice marrin këta efektivë dhe familjet e tyre. Nuk kam informacione se çfarë shkoi gabim në atë operacion. Do të jenë hetimet që do të tregojnë rrethanat.

Gashi: Sot në protestë mbajtëm një minutë heshtje për jetën e të ndjerit. Se kemi personale për policinë. Policia është aleatja jonë edhe nëse keqpërdoret.

Kikia: Ngushëllime familjarëve. Ajo që mbetet gjithmonë në pikëpyetje është fakti që në të tilla operacione viktima është nga radhët e policisë, jo i kërkuari. Policia bie viktimë edhe e mungesës së përgatitjes për të tilla ndërhyrje. Ka pasur plot raste. Skuadrat që shkojnë në të tilla operacione duhet të jenë të përgatitura si nga ana fizike, edhe nga ana psikologjike. Sepse ai që i ka shpëtuar disa operacioneve, nuk ka asnjë mëdyshje për ta përdorur atë armë. Nuk shkohet ashtu, trokit te dera. Këto të shndërrohen në leksione, sepse përballje me njerëz të këqij do të ketë gjithmonë. Dhe të mos shpallim dëshmorin e radhës për hiç gjë.

Shkurti: Ka humbur jetën jo vetëm një djalë i ri, por një djali ynë. Polici nuk është i shtetit, është i yni. Shpallja dëshmor është detyrim, sepse ka qenë në luftë me krimin, në shërbimin tonë. Polici vepron me ligj, jo me urdhër. Janë dy të goditur nga policia. Personi dihej që ishte me rrezikshmëri të lartë. Ne kemi dronë, satelitë për të kontrolluar vendin. Kjo është një skenë sikur të kishte ndodhur para një dekade. Polici ka qenë mes nesh dhe shtetit, dhe të gjitha mëkatet i ka marrë polici. Sot duhet të reflektojmë. Ne duhet të rregullojmë politikën, politika të rregullojë policinë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
Efektivi Humbi jeten Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.