E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

epa12187117 French President Emmanuel Macron delivers a speech at the Paris Space Hub stand during a visit at the 55th International Paris Airshow at Le Bourget Airport near Paris, France, 20 June 2025. The Paris Air Show, one of the largest trade fairs of the aerospace industry and air shows in the world, runs from 16 to 22 June. EPA/BENOIT TESSIER / POOL MAXPPP OUT Dostawca: PAP/EPA.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca mbështet armëpushimin në Liban, pas njoftimit se është arritur një marrëveshje në Washington.

“Ne mbështesim armëpushimin midis Libanit dhe Izraelit, si dhe të gjitha masat që synojnë rivendosjen e paqes, luftimin e aktiviteteve terroriste dhe respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit”, tha ai.

Duke folur në një konferencë shtypi në Mal të Zi, Macron tha se është krijuar një mekanizëm koordinimi midis SHBA-së dhe Francës për të planifikuar armëpushimin dhe “për të monitoruar e garantuar zbatimin e tij”.

Presidenti francez shtoi se Franca dëshiron të “vlerësojë mjetet për rivendosjen e sovranitetit libanez, që ushtria libaneze të rifitojë monopolin mbi përdorimin e armëve”, duke sugjeruar që Hezbollah të dorëzojë armatimet e veta tek ushtria libaneze.

Macron renditi si prioritetet aktuale, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të armëpushimit nga zyrtarët libanezë dhe izraelitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë