Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është shënuar këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan-Papër.
Mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin B.B.
Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





