“Ferma VIP” vijon të jetë epiqendra e emocioneve dhe surprizave në ekranin e Vizion Plus, duke mos njohur asnjë moment qetësie, teksa javët kalojnë.
Mbrëmja e trembëdhjetë prime i kushtoi vëmendje të veçantë raporteve të ndërtuara mes konkurrentëve, llogaritjes së aleancave, diskutimeve të forta por gjithashtu nuk ka kursyer surprizat.
Një moment shumë emocionues ishte letra e prindërve të Albës. Ata i shprehën mbështetjen dhe krenarinë për mënyrën si po e përballon lojën.
Letra erdhi pas një momenti të vështirë, kur ata nuk pranuan ta takonin në fermë, çka e bëri surprizën edhe më të fortë emocionalisht.
Marrëdhënia e Albes me Limin që shpesh ka patur momente uljesh dhe ngritjesh duket se ka marrë një tjetër rrjedhë gjatë kësaj jave.
Afrimi i fermerit me Nennën që pas futjes së saj në fermë ka bërë që raportet të lëkunden, ndaj dhe për këtë arsye Alba ka kërkuar largimin.
Një deklaratë e papritur e saj ndryshoi gjithçka.
Moderatorja Luana Vjollca sqaroi se, sipas kontratës, Alba duhet të qëndrojë edhe 24 orë në fermë përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Ndërkohë, gara në “Ferma VIP” mori një tjetër kthesë dramatike me sfidën e javës. Ester si kryefermerja në detyre përzgjodhi Big Bastën dhe Anduelin për përballje.
Në vijim të rregullave, secili prej tyre duhej të zgjidhte një partner për kundërshtarin. Big Basta zgjodhi që në krah të Anduelit të ishte Frederik Ndoci, ndërsa Andueli vendosi që Erandi të bashkohej me Big Bastën.
Sfida spektakolare, që përfshinte kalimin përmes telave nën shi artificial dhe më pas mes flakëve, u fitua nga çifti Big Basta dhe Erandi. Për pasojë, Andueli dhe Frederik Ndoci u dërguan automatikisht në televotim. Ata zgjodhën të marrin me vete edhe dy konkurrentë të tjerë: Limin dhe Elinarën, duke kompletuar kështu katërshen që do të përballet me votën e publikut.
Një tjetër moment i paharrueshëm i javës ishte ditëlindja e këngëtares Vesa Luma, e cila festoi në ambientet e fermës me një surprizë për bashkëshortin e saj, Big Bastën.
“Ferma VIP” po hyn në një fazë vendimtare, me emocionet dhe tensionin që rriten çdo ditë, teksa çdo konkurrent përballet jo vetëm me sfidat fizike, por edhe me ato emocionale dhe sociale që e bëjnë këtë reality një prej më të ndjekurve në ekran.
Ndaj për të mos humbur asnjë moment “Ferma Vip” transmetohet 24 orë në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në Vizion Plus./vizionplus.tv





