Komisioneri Europian, Oliver Varhelyi ka ndarë foto krah kryeministrin, Edi Rama, teksa pritet hapja e grup-kapitullit të parë për anëtarësim në BE të Shqipërisë.
Varhelyi shkruan krah fotos se Shqipëria ka përmbushur reformat e kërkuar dhe tanimë është gati për hapin e radhës, duke e konsideruar këtë si një moment historik.
“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në IGC në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan ai.
#Albania just achieved a major milestone in its EU integration process.
On today’s #IGC we commend the determination & committed work of Albania. As Albania delivered on the required reforms, we are able to open the 1st Cluster -Fundamentals allowing to proceed w/ other Clusters. pic.twitter.com/vLCKOF6v64— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 15, 2024
Këtë të martë, 15 tetor, në Luksemburg, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të hapen negociatat për grup kapitullin e parë.
Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Grup kapitulli i parë, quhet ndryshe si ‘bazat’.
Kryeministri Edi Rama ndodhet i pranishëm në Luksemburg, mes të tjerëve zyrtarë të lartë të BE-së. Ai theksoi se Shqipëria do të arrijë objektivin e saj për anëtarësim në BE, ndonëse shumë rrugë dhe sfida e presin para.
GRUP-KAPITULLI I PARË
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurimi publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
Ky grup kapitull që hapet i pari, pritet të mbyllet në fund të procesit të integrimit.
Progresi dhe ecuria e realizmit të objektivave në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./vizionplus.tv





