Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin e Shkodrës për të festuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste.
Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, kryeministri është pritur me protestë nga qytetarët.
Ata janë mbledhur në hyrje të qytetit me pankarta kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Forca te shumta policie, FNSH, Shqiponja dhe struktura të tjera kanë blinduar zonën rreth kalasë ku do të mbahet takimi.
/vizionplus.tv





