Presidentja Vjosa Osmani përmes një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar zyrtarisht për takimin e djeshëm që pati me Shefin e CIA’s, William Burns.
Osmani shkruan se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garancë për siguri, paqe e sukses.
Lexo edhe :
Related Posts
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, shkruan presidentja Osmani.
Ndërkohë, shefi i CIA-s është takuar ditën e sotme edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /vizionplus.tv








