E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Takimi me shefin e CIA-s, reagon presidentja Osmani: Aleanca me SHBA garancë për siguri, paqe e sukses

Presidentja Vjosa Osmani përmes një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar zyrtarisht për takimin e djeshëm që pati me Shefin e CIA’s, William Burns.

Osmani shkruan se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garancë për siguri, paqe e sukses.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, shkruan presidentja Osmani.

Ndërkohë, shefi i CIA-s është takuar ditën e sotme edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë