Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Kisha Ortodokse pezullon shërbesat e përbashkëta ditore deri në 3 prill

12 Mars 21:00

Kisha Ortodokse  Autoqefale e Shqipërisë  bëri të ditur se ka pezulluar të gjitha shërbesat e përbashkëta ditore deri në datë 3 prill. Ky vendim është marrë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Nga ana tjetër  u bë e ditur se kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale

 

Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, si edhe duke vlerësuar masat e shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të institucioneve tona shtetërore e shëndetësore, për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 (Koronavirus), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përveç masave paraprake të para disa ditëve të pezullimit të programeve të katekizmit për të gjitha moshat, si dhe të të gjitha veprimtarive kulturore e arsimore në institucionet tona, merr këto masa shtesë:

1) Përsërisim se duhen shmangur përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë, të cilat mund të preken nga të tjerët. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

2) Pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e Liturgjisë së Parashenjtëruar.

3) Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i kryejnë në shtëpitë e tyre familjarisht ose t’i ndjekin ato në Radion “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Ëeb http://ëëë.radiongjallja.org

4) Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot, do të krijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

5) Të gjitha kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale.

6) Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi.

7) Vetëm Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore e së dielës do të kryhet në të gjitha kishat. Ne besojmë se Kungata e shenjtë është burim jete dhe shërimi. Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë në valët e Radios “Ngjallja”.

 

 

Në këto ditë të vështira, shkruan Kisha Ortodokse autoqefale e Shqiperisë, është e rëndësishme të shmangim panikun dhe të shtojmë besimin dhe lutjen personale e familjare ndaj Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
3 prill Kisha Ortodokse koronavirus Shërbime

Nga e njëjta kategori

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë karnavalesh

më shumë...

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për tu përshëndetur! Ja zonat më të lira në Tiranë

më shumë...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla

më shumë...

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis! AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.