Gjykata për Krime të Rënda lë në burg tre vëllezërit dibranë të arrestuar dy ditë më pare, nën akuzën e gjobëvënies.
Sipas policisë vëllezërit Xhekson, Eurgen dhe Alert Tiniti janë arrestuar pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi. Ata e kërcënonin atë dhe familjarët e tij me jetë.





