Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan të Fierit

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin Beshiktashin

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën e pushuesve,...

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe Franca vendet...

PD: Korrupsion i qeverisë me miliona euro

28 Maj 19:28

Opozita denoncoi këtë të martë qindra tendera me vlerë miliona euro, që sipas saj u klasifikuan sekret për t’iu dhënë klientëve të qeverisë. PD akuzoi Ramën se zgjodhi këtë mënyrë për të fshehur korrupsionin galopant.

 

Përmes ish-deputetes Grida Duma, opozita e akuzon qeverinë se ka klasifikuar si sekret shtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro.

 

“Në ditët e fundit të saj, qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë: Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm që 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta, por edhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët e tij janë sekret shtetëror. Qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror 216 tendera me vlerë miliona euro. Fare pak prej tyre janë të tillë që mund të klasifikohen si sekret, ato të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë. Qindra tendera të tjerë që Edi Rama fsheh janë pjesë e luksit qeveritar, mirëmbajtje godinash, përfshirë kryeministrinë, shërbime qeveritare apo kontrata që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit.

Pjesë e klasifikimit të kontrave publike si sekret është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili refuzon t’u japë gazetarëve të BIRN-it të dhëna për tenderat e klasifikuar në mënyrë të paligjshme. Kjo është e njëjta agjenci, që miratoi projektin e Unazës së Re ku 1 kilometër kushton 20 milionë euro dhe shpalli fitues kompaninë fantazëm të krijuar me dijeninë e qeverisë së Edi Ramës në bazë të dokumentave të fallsifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është skandaloze që tenderat për rrugët apo mirëmbajtjen e tyre klasifikohen si sekret shtetëror. Kjo vetëm shmang llogaridhënien dhe transparencën, duke I fshur publikut abuzimet dhe shekeljet me ligjin.

Partia Demokratike dënon si vjedhje, korrupsion dhe të paligjshme këtë sjellje skandaloze të agjencive qeveritare në varësi direkte të kryeministrit, të cilat fshehin kontratat publike për të justifikuar grabitjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve në favor të klientëve të Edi Ramës. Klasifikimi i sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cënim i hapur i konkurëncës dhe favorizm i paligjshëm i disa kompanive të tjera. Me fjalë të tjera është vjedhje, është korrupsion. Kjo është edhe arsyeja përse Edi Rama hesht.

Këto fakte tregojnë sesi shqiptarët zhvaten dhe shkretëtohen, sesi Shqipëria përdoret si pronë personale pa respektuar kushtetutë dhe ligj. Shqiptarët që po ikin të varfëruar dhe të zhvatur, meritojnë zgjidhje urgjente. Partia Demokratike është angazhuar për të ndërtuar së pari rregullat e lojës që nisin nga themelet ku gjendet së pari sigurimi i votës së lirë, i zgjedhjes së lirë për të nisur rrugën e merituar të pasurimit dhe miqëqenies së qytetarëve shqiptarë. Askush nuk duhet të harrojë se kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetësor vjedhjen e Edi Ramës, do të mbajë përgjëgjësi penale!”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Korrupsion PD rama Tendera

Nga e njëjta kategori

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me qytetarët

më shumë...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet e bashkëjetesës

më shumë...

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj ankimon vendimin në Apel

më shumë...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

6:41

Sherr me thika mes burrit dhe gruas...

6:31

Pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë?...

6:28

Pamje magjike në malin Etna pas vullkanit,...

6:12

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

5:58

LDK heq dorë nga Presidenti, Abdixhiku: Votojmë...

5:46

Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin...

5:41

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët...

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.