Aksi rrugor nga mbikalimi i Kasharit ne Rinas, prej vitesh është identifikuar me numrin e larte te aksidenteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka ndërhyrë duke e pajisur këtë aks rrugore me një sinjalistike shtese për rritjen e sigurisë rrugore.
Ndërkohë se shpejti do te ndërhyhet edhe me realizimin e një rreth rrotullimi për disiplinimin e trafikut.
Puna për ndërtimin e këtij rrethrrotullimi do te fillojë menjëherë pas miratimit te projektit.




