Ndërsa nesër pritet që presidenti i zgjedhur rus, Vladimir Putin të betohet për mandatin e tij të katërt, zemërimi i opozitës ka shpërthyer në më shumë se 90 qytete.
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny dhe pothuajse një mijë protestues janë arrestuar pasi nuk kanë marrë leje për tubimin. Nën sloganin “Ai nuk është Cari ynë”, Navalny ka udhëhequr mbështetësit e tij në njw marshim mbarëpopullor qe shënoi edhe përplasje me forcat e policisë.
Më herët këtë vit, Navalny nuk u lejua të kandidonte për president përballë Putinit, për shkak të një akuze për mashtrim, të cilën kreu i opozitës ruse e quan të sajuar.
Vladimir Putin u zgjodh ne mandatin e tij të katërt me 76% te votave duke arritur edhe një prej rezultateve më të mira elektorale gjatë karrierës së tij politike. Por sipas vëzhguesve të huaj, zgjedhjet u karakterizuan nga parregullsi masive.





