Ligjvënësit britanikë kanë votuar këtë të premte kundër legalizimit të vdekjes së asistuar në Angli dhe Uells.
Mediat britanike informojnë se projektligji u hodh poshtë me 270 vota pro dhe 286 kundër, gjatë leximit të dytë në Dhomën e Ulët.
Kjo ishte përpjekja e dytë e deputetëve për të ndryshuar ligjin, pasi vitin e kaluar një projektligj identik u mbështet nga shumica e deputetëve, por mbeti i bllokuar dhe i skadoi koha në Dhomën e Lordëve.
Projektligji do t’u mundësonte të rriturve me një jetëgjatësi të pritshme prej më pak se gjashtë muajsh të kërkonin ndihmë për t’i dhënë fund jetës së tyre, duke iu nënshtruar një sërë masash mbrojtëse.
Votimi u zhvillua ndërsa mbështetësit e projektligjit dhe kundërshtarët e tij u mblodhën jashtë Parlamentit në Londër.





