Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh...

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, Rama...

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një...

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me flakët, zjarrvënësit...

Përfundon pas më shumë se 4 orësh takimi i...

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet...

VIDEO/ Përmbytje në Indi, shkatërrohet ura që lidhte 15...

Paralajmëron Medvedev: Rusia mund të sulmojë anijet tregtare që...

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi...

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët: rritet standarti...

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet epidemi në 5 komuna! 26 raste dhe një viktimë

12 Gusht 17:04

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur epidemi të Etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, pas rritjes së rasteve dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Masa prek komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më 11 gusht janë konfirmuar 26 raste me virusin, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në proces diagnostikimi. 25 prej rasteve janë regjistruar në Shkup dhe një në Veles. Autoritetet bëjnë me dije se pothuajse të gjitha infeksionet janë marrë brenda vendit, ndërsa vetëm një pacient kishte udhëtuar më parë në Greqi.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë trajtuar 20 pacientë, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në ventilim mekanik. Një pacient 83-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mjekëve, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Të moshuarit rezultojnë grupi më i rrezikuar, pasi 22 nga 26 personat e infektuar janë mbi 60 vjeç.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, deklaroi se nuk ka arsye për panik, por situata kërkon kujdes dhe përgjegjësi. Sipas tij, epidemia është shpallur për shkak të numrit të rasteve të konfirmuara dhe qarkullimit të virusit, ndërsa institucionet po bashkëpunojnë për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të reja.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Virusi nuk transmetohet nga personi në person dhe aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral.

Rreth 80% e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma. Në raste të tjera mund të shfaqen temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në format më të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor qendror dhe të shkaktojë komplikacione serioze.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin jashtë në orët e agimit dhe muzgut, kur mushkonjat janë më aktive, të përdorin repelentë dhe rrjeta mbrojtëse në dritare, si dhe të eliminojnë ujërat e ndenjura pranë banesave, ku mushkonjat mund të shumohen.

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Ethet e Nilit Perëndimor virus Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze”

më shumë...

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit

më shumë...

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, ndërhyn edhe helikopteri i Forcës Ajrore

më shumë...

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturave! Ja sa pritet të shënojë termometri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

6:00

Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

5:47

Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër...

5:42

Zjarri në Lurë, Lamallari: Luftë intensive me...

5:09

Përfundon pas më shumë se 4 orësh...

5:04

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:49

Kim Kardashian rrëfen perriudhën e vështirë me...

4:29

VIDEO/ Përmbytje në Indi, shkatërrohet ura që...

4:14

Paralajmëron Medvedev: Rusia mund të sulmojë anijet...

3:50

“Nuk e di si do vazhdoj pa...

3:20

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror...

3:16

Investimi në aksin “Shirokë-Zogaj”, rruga nxit zhvillimin...

3:14

“Bankers nuk na paguan qiranë”, protestojnë banorët...

3:09

Shtohen sëmundjet reumatizmale në Elbasan, mjekët: Po...

3:02

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët:...

2:59

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej...

2:56

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.