Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur këtë të shtunë në Beograd, ku do të zhvillojë takimin e parë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve po marrin një tjetër drejtim.
Takimi me presidentin Aleksandar Vuçiç vjen pas kontakteve të fundit mes dy liderëve, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh.
Vizita konsiderohet me rëndësi edhe për shkak të pozicionit që Serbia ka mbajtur që nga nisja e luftës në Ukrainë. Beogradi ka dënuar ndërhyrjen ushtarake ruse, por ka zgjedhur të mos i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, duke ruajtur lidhjet tradicionale me Rusinë.
View this post on Instagram
Ky qëndrim u reflektua edhe gjatë samitit Ukrainë–Evropa Juglindore të zhvilluar në Kiev, ku Serbia ishte i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës.
Megjithatë, kontaktet diplomatike mes dy vendeve janë shtuar gjatë muajve të fundit. Në pranverën e vitit 2024, Beogradin e vizitoi edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm, Dmytro Kuleba, duke sinjalizuar përpjekjet për të mbajtur të hapur komunikimin mes Kievit dhe Beogradit.





