Avokati Edmond Petraj ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Vlorën në kuadër të reformës territoriale, duke e cilësuar këtë vendim si të gabuar dhe të dëmshëm për banorët e zonës.
I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Petraj tha se Selenica ka një histori dhe identitet të ndryshëm nga Vlora, duke theksuar se zona ka ekzistuar më herët dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të Labërisë.
Ai theksoi gjithashtu se Bashkia e Selenicës ka një performancë të mirë në rang kombëtar dhe mund të zhvillohet më tej si njësi më vete.
Petraj shtoi se banorët e Selenicës kanë një identitet të ndryshëm nga ai i Vlorës dhe se shkrirja e bashkisë do të ndikonte në komunitetin lokal.
Pjesë nga biseda:
Petraj: Unë do i qëndroj elementit që kjo reformë është e kjo okej disa bashki mund të bashkohen që janë afër, por që do ndalem vetëm te një bashki. Të bashkosh Selenicën me Vlorën është tmerr.
Borakaj: Pse
Petraj: E para njëherë që Selenica ka një histori krejt tjetër. Ka një histori krejt tjetër dhe kur ka ekzistuar Selenica s’ka ekzistuar Vlorë, është më e hershme, mban shumë histori. Ta mbyllësh ciklin e Labërisë aty komplet. Pjesa tjetër është që bashkia e Selenicës sot në rang kombëtar është bashkia e shtatë për performancë shumë të mirë. Nuk e di ku e kanë gjetur atë modelin përse duhet bashkuar Selenica me gjithë ato asete që mund të rritet shumë mirë edhe vetë si bashki me nivelet dhe pushtetet e veta që mund të ketë, me paparësinë e pushtetit lokal që mund të rregullohet diçka, por që krimi më i madh që po i bëhet atyre banorëve të asaj zone, të gjithë lumit të Vlorës, dhe është bashki shumë e madhe nga territori, është një bashki shumë shumë e madhe. Është goxha, e madje shkon edhe më shumë se Fieri si shtrirje. Të fillojë të mendosh të shkrijsh bashkinë e Selenicës dhe ta kthesh në njësi administrative, duke lënë atë komunitet i cili asnjëherë nuk ka shkuar me Vlorën. Pra janë dy mentalitete krejt ndryshe, krejt ndryshe. Sot e bashkon me Vlorën. Për çfarë? Për të fuqizuar Vlorën.
/vizionplus.tv





