Një konflikt mes dy personave është regjistruar mesditën e së dielës në Velipojë, ku për pasojë të dy të përfshirët kanë mbetur të lënduar.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 13:35, shtetasit A. R. dhe K. G. dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta.
Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar në Spitali Rajonal Shkodër, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të personave të përfshirë, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë lidhje me incidentin.
/vizionplus.tv





