Një person ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi u qëllua me armë zjarri në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.
Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.





