Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të ngarkuarit e...

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime...

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur...

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur...

Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i...

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE...

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e naftës në...

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti, minimizon protestën...

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur në përfundime për shumicën e çështjeve

25 Maj 11:16

Iran ka pranuar se është arritur përparim në negociatat për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës, megjithatë autoritetet në Teheran theksojnë se nënshkrimi i saj nuk është ende i afërt.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se “është arritur një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen”, por shtoi se kjo nuk do të thotë se marrëveshja është pranë finalizimit.

Sipas tij, fokusi aktual i negociatave është përfundimi i luftës dhe jo detajet e programit bërthamor iranian.

Baghaei kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qasjen e presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, duke thënë se “kërcënimet, presionet dhe propagandat janë pjesë e politikës në atë pjesë të botës”.

Ai theksoi se Irani do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij kombëtare dhe do t’i përgjigjet çdo presioni “në mënyrën që e konsideron të përshtatshme”.

در دوره جنگ نظامی تاکتیک ما چشم در مقابل چشم بود، در جنگ دیپلماتیک اقدام در مقابل اقدام است.
بلوف رییس‌جمهور شکست‌خورده را باور نکنید، زمان به ضرر آمریکایی‌هاست.
اگر توافق می‌خواهند مذاکره کنند، اگر بنزین ۶ دلاری می‌خواهند بایستند و بلوف بزنند تا علف زیر پایشان سبز شود.
ایران زیر…

— ابراهیم رضایی (@EbrahimRezaei14) May 25, 2026

Ndërkohë, diplomati iranian Hossein Noushabadi deklaroi për agjencinë ISNA se Teherani është i gatshëm të diskutojë me SHBA-në për programin bërthamor dhe rezervat e uraniumit të pasuruar, nëse Uashingtoni respekton angazhimet për heqjen e sanksioneve.

Sipas tij, këto çështje mund të diskutohen në kuadër të një periudhe negociatash 60-ditore, në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve iraniane jashtë vendit.

Nga ana tjetër, deputeti iranian Ebrahim Rezaei mbajti një ton të ashpër ndaj SHBA-së, duke deklaruar se Irani nuk do t’i nënshtrohet “kërcënimeve apo presioneve”.

“Nëse amerikanët duan marrëveshje, duhet të negociojnë. Irani nuk dorëzohet përballë dhunës apo kërcënimeve”, shkroi ai në rrjetin social X.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
marreveshje SHBA Teheran

Nga e njëjta kategori

Sot sytë nga “Ferma VIP”, publiku do të mësojë çfarë do ndodhë me marrëdhënien e Indrit me Vanesën

më shumë...

Konfiskimi i pasurive të krimit, BE: Shqipëria ka ende rrugë. Lamallari: Miliona euro do kthehen në dobi të qytetarëve

më shumë...

Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të ngarkuarit e tij për bisedime të mos nxitojnë

më shumë...

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime me homologun e tij Nufi dhe kryeministrin Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:03

Sot sytë nga “Ferma VIP”, publiku do...

12:14

Konfiskimi i pasurive të krimit, BE: Shqipëria...

12:07

Negociatat SHBA-Iran të paqarta, Trump urdhëron të...

11:55

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos...

11:38

Tritol marketit në Tiranë, i përket babait...

11:20

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë...

11:16

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në:...

11:10

Valë e pazakontë e të nxehtit godet...

10:58

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet...

10:40

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe...

10:03

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë,...

9:27

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për...

9:23

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë...

9:13

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet...

9:11

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat...

9:00

Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje...

8:28

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e...

8:16

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti,...

8:08

Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar...

7:57

Temperaturat arrijnë mbi 30°C, por moti sot...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.