“Ferma VIP” vijon të jetë epiqendra e emocioneve dhe surprizave, duke mos njohur asnjë moment qetësie, teksa javët kalojnë. Me konkurrentë që pakësohen dhe sfida që bëhen gjithnjë e më të forta, loja po kalon një fazë të re tensioni.
12 fermerë, përveç Soni Malajt që mban rolin e kryefermeres, të cilët nuk arritën të realizonin me sukses sfidën gjatë prime-s së të premtes, vijojnë të jenë nën ethet e nominimit.
Më pak të votuarit do të kalojnë në një sfidë vendimtare ku më pas ata që nuk do të mund të fitojnë do të kalojnë në një tjetër televotim.
Vendim ky që i takon publikut, i cili ka ende mundësi të votojë, deri në nisje të spektaklit.
Një nga momentet më të shumëpritura të mbrëmjes pritet të jetë pikërisht çështja e letrës së Indrit për Vanesën. Historia që ka mbajtur publikun pezull prej ditësh pritet të marrë më në fund një përgjigje.
Konkurrentët shfaqin gjithnjë e më qartë strategjitë e tyre të lojës, duke i dhënë edhe më shumë intensitet garës.
Në fermë ka patur edhe momente tensioni, prishje miqësish, fillime të reja por edhe momente argëtuese.
Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 3” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara.





