Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të “bashkohen” me operacionet e përbashkëta të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.
“Jam i lumtur të them se mund të shoh disa prej tyre që fillojnë të lëvizin në atë drejtim, por nevojitet më shumë”, deklaroi Netanyahu.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në qytetin jugor Arad, pas një sulmi të fundit iranian. Netanyahu e përshkroi ngjarjen si një dëshmi të rrezikut që paraqet Irani.
“Ky është provë se Irani duhet të ndalet. Ai rrezikon të gjithë botën”, u shpreh ai.
Sipas tij, megjithëse nga sulmi nuk pati viktima, objektivi ishte civil. “Sulmi kishte shënjestruar një zonë civile”, shtoi kryeministri izraelit.
Komentet e tij pasqyrojnë qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka kritikuar aleatët perëndimorë për mungesë angazhimi në konflikt.
Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse sulmohet infrastruktura e tij energjetike. Zyrtarët iranianë kanë theksuar se “çmimet globale të naftës do të mbeten të larta për një kohë të gjatë” në rast përshkallëzimi.
Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se do të “shkatërrojnë menjëherë” objektet energjetike dhe të naftës në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme nëse termocentralet iraniane bëhen objekt sulmesh.
/vizionplus.tv





