Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

ZBRAZEN XHEPAT e shqiptarëve, pedagogu: Shqipëria me ushqime dyfish më shumë se Holanda

25 Nëntor 23:01

Eksperti i ekonomisë,  Azmi Stringa, ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të çmimeve në Shqipëri, të cilat sot kanë arritur mesatarisht 100% të nivelit të Bashkimit Europian, ndërkohë që të ardhurat për frymë në vend mbeten më pak se një e treta e mesatares së BE-së.

Në një intervistë me moderatoren Pranvera Borakaj, Stringa theksoi se shqiptarët përballen me çmime më të larta se vende si Spanja dhe Hollanda, ndërkohë që rritja e kostove vijon prej vitesh, edhe para pandemisë.

Sipas tij, Shqipëria ndjek në mënyrë “perfekte” trendin e rritjes së çmimeve në BE, por çdo rritje europiane reflektohet edhe më fort në tregun vendas.

Shkaku, sipas ekspertit, lidhet me problemet strukturore të ekonomisë, përfshirë shkatërrimin e bujqësisë dhe mungesën e një tregu të qëndrueshëm.

Ndërkohë, kursi i këmbimit ka rënë me 35%, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për konsumatorin shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Stringa: Shqipëria ka kapur nivelin e çmimeve sot sa 100% e BE-së. Pra, çmimet e shportës së ushqimeve janë sa 100% e Bashkimit Europian. Ndërkohë, ne të ardhurat për frymë s’i kemi aq. S’kemi asnjë të tretën e atyre.

Borakaj: Pra, ne kemi 1/3-ën e të ardhurave të BE-së për frymë, dhe kemi çmimet njësoj.

Stringa: Kemi shkuar më shtrenjtë se Spanja, më shtrenjtë se Hollanda.  Kjo tregon një fenomen shumë interesant. Ne e ndjekim trendin e BE-së në mënyrë perfekte. Në mënyrë perfekte. Po ama, kur rritet atje me një lek, ne e kemi rritur me dy lekë këtu. Pra, gjithmonë shqiptari mban atë diferencë që tregon edhe problemet tona të brendshme të tregut tonë. Kjo mund të vijë nga fakti që kemi shkatërruar bujqësinë dhe produktet, sepse dhe ajo na mban.

Borakaj: Dua të ndalem edhe tek bujqësia.

Stringa: Dhe e dyta, ka një gjë tjetër që duhet ta theksoj rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka ndodhur vetëm në fazën e pandemisë, ka ndodhur edhe përpara pandemisë. Pra, kjo tregon që ne kemi pasur një rritje çmimesh konstante, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.  Dhe mbani parasysh që, paralelisht, kursi i këmbimit ka rënë me 35%.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
Buxheti stringa Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen e madhe të Kupës së Botës

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

më shumë...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi në dorë, po na e vjedhin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.