Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.
Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.
Lexo edhe :
Related Posts
Incidenti ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës, siç tregohet në hartë.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.
Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.
Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë për të bisedime lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore.
“Rusia ka shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, gjë që është e papranueshme”, tha Ministri i Jashtëm Margus Tsakna.
“Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresioni i saj në rritje duhet të përballen me një intensifikim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai./vizionplus.tv






