E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë në një shkollë në Britani, tre të plagosur, arrestohet autorja 14-vjeçare

Autoritetet britanike kanë arrestuar një nxënëse 14-vjeçare pas një sulmi me thikë që ndodhi të martën në një shkollë në Manchester, ku mbetën të plagosur dy nxënës dhe një anëtar i stafit.

Sipas informacioneve të para, të lënduar kanë mbetur një vajzë 14-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe një punonjës i shkollës 27-vjeçar. Të tre u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet bënë të ditur se plagët e tyre nuk konsiderohen të rënda.

Policia arrestoi një vajzë 14-vjeçare si të dyshuar për sulmin. Sipas autoriteteve, stafi i shkollës ndërhyri menjëherë për ta neutralizuar dhe për të parandaluar lëndime të tjera, ndërsa efektivët e policisë mbërritën pak më vonë në vendngjarje.

“Stafi veproi me shpejtësi për ta ndaluar të dyshuarën dhe për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe personelit”, njoftuan autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se nuk po kërkohet asnjë person tjetër në lidhje me këtë ngjarje dhe se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh