Subscribe

Liberalizimi I tregut të energjisë elektrike, pritet të përballë me çmimet e tregjeve ndërkombëtare rreth 7500 biznese që furnizohen me tension të mesëm dhe të lartë, përkatësisht 20, 10 dhe 6 kv (kilovolt).

 

Kjo është skema që pritet të zbatohet nga grupi I punës I  ngritur për të menaxhuar situatën e krijuar nga rritja e çmimeve të energjisë në bursa.

 

Ajo që ende nuk dihet me siguri është se kur do të nisë zbatimin kjo skemë, e cila është një detyrim ligjor I miratuar më herët.

 

Sipas burimeve nga OSHEE, deri në fund të vitit tarifat nuk ndryshojnë, ndërsa është ende në diskutim nëse liberalizmi do të nisë në janar të 2022 apo brenda pranverës së vitit që vjen.

 

Sikundër është deklaruar edhe më herët, tarifat e abonentëve familjarë nuk do të ndryshojnë: ato do të qëndrojnë në nivelin 9.5 lekë për kilovat, dhe po ashtu edhe tarifat për 176 mijë biznese të vogla që sot paguajnë 14 lekë për kilovat.

 

Përballja e 7500 biznese me çmimet e tregut të lirë do të jetë një barrë e madhe për këto kompani, pasi çmimi që aktualisht ato paguajnë për këtë produkt minimalisht do të dyfishohet.

 

Energjia elektrike është produkti bazë I aktivitet ekonomik, ndaj një dyfishim I tarifave për biznesit do të sjellë një valë të re rritjeje çmimesh në treg.

 

Ky proces vjen në një moment kur çmimet e karburantit një tjetër produkt I rëndësishëm I aktivitetit ekonomik janë rritur ndjeshëm, e për rrjedhojë janë shtrenjtuar kostot  e transportit.

Ndaj kësaj situatë nëse do ti  mbivendoset edhe rritja e çmimeve të energjisë, efekte në ekonomi pritet të jenë të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *