Zjarri i rënë të martën në fushën e mbetjeve në Fushë-Krujë shkaktoi një re të dendur tymi toksik, që u përhap në një zonë të gjerë.
Fillimisht, flakët përfshinë vend grumbullimin e mbetjeve por më pas u përhapën me shpejtësi, duke iu afrua edhe disa banesave aty pranë.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, por ndihma më e madhe erdhi nga reshjet e shiut, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, reja e tymit që mbuloi Fushë-Krujën u përhap nga era edhe në Kamëz, e madje edhe në Thumanë, duke sjellë ndotje të rëndë mjedisore.





