E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut i kapet sërish celular në qeli

Një telefon celular është gjetur sërish në qelinë ku mbahet i burgosuri Laert Haxhiu në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë.

Burime të sigurisë bëjnë me dije se kontrolli është zhvilluar rreth orës 06:00 të mëngjesit, gjatë një operacioni rutinë të ushtruar nga autoritetet e burgut në sektorin e sigurisë së lartë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit në qelinë ku ndodhet Laert Haxhiu, së bashku me të burgosur të tjerë, është konstatuar një telefon celular, i cili dyshohet se përdorej nga Haxhiu. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk është konfirmuar zyrtarisht se kujt i përket pajisja.

Pas sekuestrimit, telefoni është dërguar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen, komunikimet e mundshme dhe përdoruesin e tij.

Reklamë

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo nga SPAK lidhur me rastin, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë se si telefoni ka përfunduar brenda qelisë së sigurisë së lartë, kujt i përket dhe nëse është përdorur për komunikime të paligjshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë