E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banorët protestë kundër “Bankers”, kërkojnë qiranë vjetore të tokave që shfrytëzohen nga kompania e naftës

Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, kanë protestuar përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën e qirasë së tokës.

Ata thonë se janë rreth 800 banorë të fshatrave Marinzë, Belinë, Sheqishte, Zharrëz, Kallm, Frashër e Kuman, të cilët që prej fillimit të këtij viti nuk kanë marrë lekët e qirasë vjetore të tokës e cila është në shfrytëzim nga kompania prej vitit 2010.

Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit ndërsa kundërshtojnë ndryshimin e saj nga një vjeçare në dy vjeçare si dhe përgjysmimin e çmimit te qirasë.

Ata pohojnë gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme.

Për banorët e zonës naftëmbajtëse qiraja vjetore e tokave mbetet një ndër burimet kryesore të të ardhurave të tyre.

Më shumë video

Reklamë