Subscribe

Bota njeh vetëm “Titanikun” dhe tragjedinë e tij, por Austria ka “Titanikun” e saj dhe megjithëse nuk laget fare nga deti, ka nje tragjedi me përmasa shume me te mëdha se “Titaniku”, gati dy here me te mëdha se kjo. Avullorja quhej “Linz” si kryeqyteti i landit austriak, dhe ishte ne shërbim te kompanisë “Lloid”, por per shkak te luftës se pare botërore, ishte ne shërbim te transportit te trupave austro-hungareze. Ne mbrëmjen e 18 marsit 1918 anija “Linz” e mbushur me mbi 3 mije persona niset nga kotorri e shoqëruar nga dy anije lufte. Qëllimi ishte ankorimi ne portin e Durrësit ku nuk mbërriti kurrë. Ajo u godit nga një torpedo e lëshuar nga nje anije lufte italiane, 8 milje larg kepit te Rodonit përballë brigjeve shqiptare. 2700 persona humben jetën dhe rreth 300 mbijetuan.

 

Te mbijetuarit kane shpjegimin e tyre se pse gjithë bota flet per “Titanikun” dhe per tragjedinë e “Linzit” nuk flet askush megjithëse përmasat janë me te mëdha. Ndoshta sepse perandoria ishte ne ditët e fundit, lufta gjithashtu mbaroi dhe pjesa tjetër e shtetit thjesht nuk kishte me interes.

 

Por gati 100 vjet me pas nje grup te apasionuarish pas lundrimit, i vene vetes detyre gjetjen e anijes dhe arsyeve pse ajo u mbyt. Ata lokalizojnë anijen e mbytur pikërisht 8 milje nga Kepi i Rodonit ne Shqipëri dhe zhyten. Ajo qe shohin është vërtete ashtu siç e kane përshkruar te mbijetuarit. Nje vrime e madhe ne pjesën e mbrapme te anijes tregon shkakun e fundosjes. Detaret thonë se nuk ka zgjatur me shume se 20 minuta fundosja pas goditjes, kush nuk vdiq nga shpërthimi i torpedos u mbyt ne ujërat e ftohte. Te mbijetuarit arritën me disa varka te dalin ne breg.

 

Thuajse 100 vjet me pas me lejen e autoriteteve shqiptare zhytësit austriake kane marre dhe çuar ne muze kambanën e anijes “Linz” qe vërteton edhe identitetin e saj, per shkak te emrit te gdhendur ne bronz, si edhe timonin, emblemën dhe deri disa sende te ruajtura mire nga restoranti i anijes dikur luksoze. Ata e kane dokumentuar te gjithë aventurën e tyre ne një film qe shfaqet me rastin e 99-vjetorit te mbytjes se anijes ne televizionin austriak.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *