Subscribe

Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik, që i përket shekullit të V ka dalë në dritë në qytetin e Durrësit. Gjetja e rrallë është bërë gjatë gërmimeve në lagjen 11 të qytetit në oborrin e pasmë të një banese private, ku ka dalë në drite edhe një pus me thellësi 4.7 metra.

 

Faza e dytë e ekspeditës që drejtohet nga arkeologia Brikena Shkodra ka zbuluar ekzistencën e një vendi të shtruar me mermer të shtrenjtë për kohën dhe mure anësore prej tulle e llaçi, vend i cili tashmë mendohet se mund të ketë pasur funksionin e pishinës. Arkeologia Brikena Shkodra shprehet se vendi ka funksionuar në antikitetin e vonë si pallat perandorak dhe është me rëndësi të madhe të zbulohet funksioni i tij.

 

Vitin e kaluar, ekspedita arkeologjike është zhvilluar në të njëjtën zonë, në lagjen 11 dhe tashmë kërkimet janë shtrirë ne drejtim te jugut dhe perëndimit të qytetit të vjetër. Në të njëjtën zonë me banesa te vjetra e thuajse te rrënuara, pritet të vazhdojnë gërmime të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *