Të afërmit e 44-vjeçares Miranda Markja e dyshuar për vrasjen e 74 vjeçares Nazmi Markja në fshatin Burim të Maqellarës së Dibrës, deklarojnë se kanë konstatuar probleme mendore tek Miranda.

 

Sipas familjarëve të saj, ajo nuk hante dhe shpesh mbyllej në dhomën e saj. Sa i përket konflikteve, ata shprehen se nuk kanë patur dijeni, por se ju kanë thënë familjarëve që ta kontrollojnë pasi nuk dukej mirë mendërisht.

 

Do të jenë organet shëndetësore e ato të drejtësisë që pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje, nëse 44-vjeçarja e kreu krimin e rëndë në kushtet e depresionit apo për arsye të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *