Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo”, në Tiranë është grabitur, dyshohet me armë zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
/vizionplus.tv





