Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në një konferencë të përbahskët për shtyp me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, është ndalur edhe te investimi në zonën e Zvërnecit. Prej disa ditësh qytetarët në Tiranë po protestojnë kundër këtij projekti dhe i kërkojnë qeverisë që ta anulojë.
Shefi i qeverisë theksoi edhe një herë se investimi nuk do të ndalojë.
Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet. Teoria “ndalu ti se jemi ne” me mua nuk ka funksionuar, nuk funksionon dhe nuk do funksionojë për sa kohë unë jam këtu me votat e shumicës së shqiptarëve. Kush thotë “ne jemi populli” duhet të mendohet mirë sepse populli është ai që flet në kohën e zgjedhjeve.





