Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Vajzat legjendare të Dinamos që bënë Shqipërinë të krenohej, Alketa Doçi me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën

12 Shkurt 19:36

Alketa Doçi e filloi karrierën e saj si volejbolliste në ekipin e “Dinamos” dhe Ekipin Kombëtar Shqiptar.

Me një karrierë të gjatë dhe të shkëlqyer jashtë vendit, në ekipet elitare të Francës dhe Greqisë, ka triumfuar disa herë si “Lojtarja më e Mirë” e Ballkanit, Greqisë e Francës.

Ajo është shpallur dy herë “Kampione Ballkani në Volejboll”, dy herë “Nënkampione Ballkani në Volejboll”, kampione në “European Champions Ligue” për volejboll, si dhe është kualifikuar tre herë në finalen e “European Champions Ligue”.

Më pas ajo vijoi punën si trajnere me ekipet e moshave të ndryshme në Francë.

Për meritat e saj është nderuar dhe vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti, Alketa Doçi ka ardhur me një rrëfim ndryshe.

Ajo rrëfen hapat e parë të karrierës dhe periudhën kur ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos.

Doçi: Ka qenë shumë periudhë euforie sepse Dinamo bënte “namin” me rezultatet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk kishim frikën të përballeshim me cilindo ekip që na dilte përpara. Vërtet kushtet ishin jo të mira në Shqipëri për tu stërvitur, por ne ishim të privilegjuara sepse hanim mish çdo ditë dhe kishim një trajner shumë rigoroz i cili na kontrollonte ushqimin që të merrnim kaloritë që na duheshin dhe mos shëndosheshim. Unë u gjeta rastësisht në volejboll sepse kam bërë muzikë, valle, aktivitete të tjera. Vëllai im i madh filloi volejbollin, erdhi një profesor dhe më zgjodhi për të shkuar dhe për të bërë volejboll. Ishte një fillim i rastësishëm, ndoqa hapat e tim vëllai por shumë shpejt ata dalluan talent tek unë. Puna më ka ndihmuar që të ec përpara dhe të bëhem lojtare e mirë.

Zonja Doçi rrëfen edhe si mori vendimin për tu larguar nga Shqipëria në moshën 21-vjeçare.

Doçi: Ishte periudha që të gjithë iknin jashtë. Kisha oferta, por nuk doja të shkoja në mënyrë të paligjshme. Kisha ofertë nga Italia dhe Franca, vendosa Francën në një ekip në jug të vendit dhe ishte një ekip që luante në Kupën e Evropës. Luajta dy vjet. E gjeta veten të çliruar sepse ne në ato vite nuk kishim të drejtë të kërcenim me muzikë të huaj…këta të rinjtë e sotshëm nuk i dinë këto. Kishte shumë kontroll. Kur shkova në Francë kisha të drejtë të lyhesha. Kënaqesha që të kisha lirinë të bëja çfarë të doja unë. Filluan stërvitjet, gjuhën e mësova shumë shpejt, shoqëri krijova shumë shpejt.

Gjatë bisedës tregon se bashkëshorti, me të cilin ka dy djem, është 6 vjet më i vogël, por nuk nuk e ka penguar që të krijojnë një familje të bukur.

Doçi: Nuk e kam përjetuar keq. Ka qenë në fillim kompleks për fjalët që mund të dëgjosh. E kisha siklet nga babi se mos më thoshte ndonjë gjë, por kurrë nuk më ka thënë asgjë. Nuk ka pasur asnjëherë problem në lidhje me moshën. Ai luante në një kategori më të ulët, unë luaja në kategorinë e parë dhe kështu  jemi njohur. Nuk e mendoja se do lidheshim, por ndodhi. Ai ka një humor që nuk është i zakonshëm. Është pak humor i zi dhe mua kjo gjë më pëlqeu. Ne kishim pasion volejbollin dhe gjithmonë kemi biseduar shumë për sportin. Kisha 16 vjet në Francë kur u njoha me të.

Doçi tregon se ka ardhur në Shqipëri duke qenë se iu ofrua një punë ku mund të jepte kontributin e saj në fushën e sportit dhe për momentin është mirë, por nuk e përjashton mundësinë që të lëvizë sërish nga Shqipëria./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
alketa doci Vizioni i Pasdites Volejboll

Nga e njëjta kategori

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS: Protestë e denjë, por ka slogane të importuara

më shumë...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet dëshmor! Shkurti: Enea Mekolli ishte në shërbimin tonë

më shumë...

Hita për vrasjen e efektivit në Maliq: Arma kallashnikov ka çarë tejpërtej edhe antiplumbin

më shumë...

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, Berisha: Rama anti miting kundër qytetarëve. PS: Investimi do bëhet!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.