Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë!...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim...

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet...

Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion me debat

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord...

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë Venezuelës, po...

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte...

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

U vra në sallën e gjyqit! Përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja

8 Tetor 08:43

Sot, nga ora 09:00 deri në 11:00, zhvillohen homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën tragjikisht brenda sallës së gjyqit, pas një atentati me armë zjarri nga Elvis Shkambi. Në ceremoninë mortore pritet të marrin pjesë figura shtetërore, kolegë, miq dhe familjarë.

Ngjarja ndodhi gjatë një seance gjyqësore për një çështje pronësie, ku palë në proces ishin edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat, por jashtë rrezikut për jetën. Elvis Shkambi, autori i krimit, është nipi i Gjon Shkambit, një prej palëve në gjyq.

Sipas hetimeve paraprake, Shkambi hyri në Gjykatën e Apelit të armatosur, ndonëse pajisja e sigurisë sinjalizoi praninë e një objekti metalik. Pavarësisht alarmit, punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj nuk kreu kontroll fizik, duke lejuar kalimin e autorit pa asnjë verifikim.

Autorët qëndruan për rreth dy orë në ambientet e pritjes, përpara se të hynin në sallën nr. 3 ku po zhvillohej seanca. Në orën 15:35, menjëherë pas shpalljes së vendimit, Shkambi nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt gjyqtarit Kalaja, i cili ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit.

Pas ngjarjes, autori u dorëzua pa rezistencë, duke i dhënë armën një punonjësi gjyqësor dhe më pas u arrestua nga policia në oborrin e gjykatës. Ai ka deklaruar se krimi ishte një reagim i menjëhershëm pas vendimit të gjyqtarit, të cilin e kishte kuptuar se ishte në favor të palës tjetër.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rolin e xhaxhait të autorit, Gjon Shkambi, i cili dyshohet se ka pasur dijeni për planin dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të parandaluar ngjarjen. Ndërkohë, punonjësi i sigurisë Banush Koxhaj po hetohet për shpërdorim detyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
bensen e fundit gjyqtari astrit kalaja Lamtumira

Nga e njëjta kategori

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

më shumë...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

më shumë...

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë! 164 të vdekur dhe qindra të plagosur, kërkohen mbi 9,000 të zhdukur në rrënoja

më shumë...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit, Evropa duhet të ndihmojë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:05

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin,...

12:58

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s...

12:53

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet...

12:38

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund...

12:13

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të...

12:07

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon...

11:50

“Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të...

11:46

Helmohen 60 studentë të Akademisë, të rinjtë...

11:36

Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion...

11:21

IKMT prish strukturat informale për shuarjen e...

11:03

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë...

10:56

Daja godet me thikë nipin në Sukth,...

10:52

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë...

10:24

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë...

10:08

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi...

9:56

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

9:53

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën për...

9:44

VIDEO/ 40 sekonda tmerri në Venezuelën, momenti...

9:37

Frikë për 100 mijë të vdekur në...

8:46

Aksident gjatë natës në aksin Lezhë–Milot, katër...

Më të klikuarat

  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.